LAJMI I FUNDIT:

Vërtetohet shkencërisht se e qeshura të zgjat jetën

Vërtetohet shkencërisht se e qeshura të zgjat jetën

Thënia e vjetër se “e qeshura të zgjat jetën” është e vërtetë, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës

Një studim i fundit ka treguar se e qeshura bën që indet brenda zemrës të zgjerohen – dhe rrit qarkullimin e oksigjenit nëpër trup.


Pacientët me sëmundje të arterieve koronare të cilët ishin përfshirë në një kurs të terapisë së të qeshurës kishin reduktuar inflamacionin dhe kishin shëndet më të mirë, zbuloi hulumtimi.

“Studimi ynë zbuloi se terapia e të qeshurës rriti kapacitetin funksional të sistemit kardiovaskular,” tha autori kryesor, Prof. Marco Saffi.

Laughing laugh happy GIF - Find on GIFER

“Njerëzit me sëmundje të zemrës mund të ftohen në mbrëmje humori, ose të inkurajohen të shijojnë mbrëmje argëtuese me miqtë dhe familjen. Njerëzit duhet të përpiqen të bëjnë gjëra që i bëjnë të qeshin të paktën dy herë në javë.”

“E qeshura ndihmon zemrën sepse çliron endorfinë, e cila redukton inflamacionin dhe ndihmon zemrën dhe enët e gjakut të relaksohen,” tha Saffi. “Gjithashtu redukton nivelet e hormoneve të stresit, të cilat ngarkojnë zemrën.”

Të dhënat u prezantuan në Amsterdam në takimin vjetor të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë, konferenca më e madhe në botë për zemrën.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori