KRU Prishtina ka fajësuar komunën e Prishtinës se nuk ka intervenuar në infrastrukturën ekzistuese të rrjetit të kanalizimeve, si rezultat i të cilit po shkaktohen vërshime në qytet sa herë kur ka reshje të vrullshme.
Në një komunikatë për media, kompania në fjalë përkujton se linjat e kanalizimit në qytetin e Prishtinës janë shumica të vjetra dhe kjo e rëndon dukshëm gjendjen e funksionimit në rastet kur ka reshje të shumta shiu.
“Përderisa qyteti i Prishtinës pothuajse në çdo lagje ka pësuar ndryshime në ndërtime te larta – objekte banesore – rritje e tejskajshme e numrit të banorëve, është dashtë që Komuna e Prishtinës të intervenojë edhe në infrastrukturën ekzistuese gjë që nuk është bërë andaj, kjo me automatizëm ndikon në ngarkesë më të madhe shkarkuese të sistemit të kanalizimit dhe përmbytje në shumë lokacione brenda qytetit”, thuhet në komunikatë.
Ujësjellësi i Prishtinës përkujton se nuk mirëmban dhe nuk ndërton rrjetet e kanalizimeve atmosferike pasi që kjo përgjegjësi i takon vetëm Komunës.
“Në bazë të takimeve të fundit me përfaqësuesit e tyre, na është konfirmuar që për këtë vit, nuk kanë më shumë linja buxhetore për investime në ndërrime rrjetash të kanalizimeve, por bashkërisht do t’i trajtojmë projektet për vitin vijues, me qëllim të një zgjidhjeje sa më të mirë për problemet me vërshime”, përfundon komunikata e KRU Prishtina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Paguaj me Mastercard në POS Terminalet e bankës TEB me metodën më të re Contactless
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin