LAJMI I FUNDIT:

Verratti: Nuk shoh arsye të largohem nga PSG

Verratti: Nuk shoh arsye të largohem nga PSG

Marco Verratti ka siguruar tifozët se ai nuk sheh asnjë arsye për t’u larguar nga Paris Saint-Germain, pavarësisht komenteve nga agjenti i tij.

Agjenti i mesfushorit italian, Donato Di Campli, zbuloi këtë javë se klienti i tij ka pasur oferta nga Serie A, dhe ka deklaruar se reprezentuesi italian nuk do të përfundojë karrierën e tij me PSG, por Verratti nuk është i këtij mendimi.


“Jam mirë këtu dhe unë nuk shoh asnjë arsye për t’u larguar”, ka thënë fillimisht Verratti për Sky, përcjell Telegrafi.

Reali ka të drejtë të blejë në verë, këta janë ‘galaktikët’ që mund të bëhen ‘Mbretër’ (Foto)
Lexo po ashtu Reali ka të drejtë të blejë në verë, këta janë ‘galaktikët’ që mund të bëhen ‘Mbretër’ (Foto)

“Të gjitha që agjenti im i ka thënë është se të gjithë e kanë të vështirë për të përfunduar karrierën e tyre me një ekip, por ka një dallim në mes të vështirës dhe të pamundurës.

“Unë jetoj çdo ditë për t’u përpjekur dhe të fitojë sa më shumë që të është e mundur, dhe unë gjithmonë kam thënë se tani ëndrra ime është për të fituar këtu”, përfundoi italiani.

Chelsea e gatshme të bëjë një ofertë të çmendur për dy lojtarët e PSG-së
Lexo po ashtu Chelsea e gatshme të bëjë një ofertë të çmendur për dy lojtarët e PSG-së

Ndryshe, dy gjigantët italian, Juventusi dhe Interi kanë qenë të lidhura me Verrattin, por duket se ai do të qëndrojë në Parc des Princes për të ardhmen e afërt. /Telegrafi/