LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i madh i Lopetegiut për portën – Si u zgjidhën katër dilema të mëdha të njëjta nga trajnerët tjerë

Vendimi i madh i Lopetegiut për portën – Si u zgjidhën katër dilema të mëdha të njëjta nga trajnerët tjerë

Një prej vendimeve më të mëdha që duhet t’i marr Julen Lopetegui, është se kë ta vë në portë te Real Madridi. 

Keylor Navas është portier fitues pasi ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, por tani në skuadër gjendet edhe Thibaut Courtois, blerja e madhe nga Chelsea.


Si ish-portier, Lopetegui e di se duhet ta marr një vendim, por që nuk do të jetë i lehtë.

Në ndeshjen hapëse kundër Getafes, Navas u zgjodh për të ruajtur portën, por herët a vonë Courtoisit do t’i jepet një shans dhe Lopetegui do të duhet të vendosë nëse belg do të jetë portier i parë, apo do të përdoret rrotacioni.

Në të kaluarën, Lopetegui ka pasur një portier të parë.

Nuk është hera e parë që trajnerët duhet të vendosin për rolin e portierit. Këtu më poshtë janë katër raste, në garat mes portierëve dhe si u zgjidhën ata.

Keylor Navas vs Iker Casillas

Në Real Madrid ka pasur një situatë të ngjashme vetëm disa vite më parë kur Navas nënshkroi për të konkurruar me Casillasun. Carlo Ancelotti vendosi të bëjë Navas portierin për Copa del Rey, ndërsa Casillas fillonte në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga.

Iker Casillas vs Diego Lopez

Pas largimin të Jose Mourinhos, Ancelotti mori një situatë trashëguar për portierin e parë, pas portugezi e kishte Diego Lopezin si zgjedhje në kampionat, ndërsa Casillas luante në Copa del Rey dhe në Ligën e Kampionëve.

Claudio Bravo kundër Marc-Andre ter Stegen

Luis Enrique kishte dy portierë të madhenj në klub për dy sezonet e tij të para, ku vendosi të luante me Claudio Bravo në LaLiga, ndërsa gjermani në Champions dhe Kupë.

Manuel Neuer vs Marc-Andre ter Stegen

Ter Stegen po ashtu e ka pasur të njëjtën situatë edhe në Gjermani.

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Loë, zgjodhi Manuel Neuer më me përvojë për Kupën e Botës 2018, edhe pse Ter Stegen kishte luajtur më mirë.

Kjo zgjedhje nuk funksionoi mirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori