LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i Chapecoense: Askush me fanellat e të mbijetuarve

Vendimi i Chapecoense: Askush me fanellat e të mbijetuarve

Data 6 janar do të jetë dita kur skuadra e Chapecoenses do të mblidhet për të filluar përgatitjet për sezonin e ri në kampionatin brazilian.

Sipas drejtorit të klubit, Rui Costa, është arritur të sigurohet një kontingjent lojtarësh për të përballuar denjësisht këtë fillim nga e para për klubin. Sipas tij, cilido futbollist që është afruar nuk do të ketë mundësinë të mbajë në fanellë një numër të lojtarëve që i shpëtuan vdekjes në aksidentin fatkeq që iu mori jetën 76-të personave.


“Kemi marrë shumë lojtarë huazim. Kjo ishte mënyra për të siguruar cilësi, me një buxhet të kufizuar dhe në një kohë të shkurtër. Shumë klube janë kthyer në partnerët tanë në këtë aspekt. Kemi parë 90 lojtarë, ngushtuam listën në 50 dhe së fundmi kishim një listë prej 25-27 lojtarësh me të cilët do të fillojmë stërvitjet”, shpjegoi ai, transmeton 360.

“Asnjë lojtar në këtë sezon nuk do të përdorë numrat e fanellave që mbaheshin nga Jackson Follman, Neto apo Alan Rushel. Më shumë sesa një tribut, ne presim Alan dhe Neto të kthehen dhe t’i veshin përsëri në fushën e lojës ato fanella. Fatkeqësisht Follman nuk do të kthehet më si lojtar, por do të jetë pjesë e jona në ndonjë detyrë tjetër. Ata janë të vetmit që mund të veshin këto fanella”, deklaroi drejtuesi i Chapecoenses rreth tre të mbijetuarve të aksidentit tragjik me avion.

Ndeshja e parë zyrtare e Çape në vitin 2017 do të jetë ndaj Internacional më 29 janar. Takimi zhvillohet katër ditë pas miqësores së organizuar mes Brazilit dhe Kolumbisë për të mbledhur të ardhura për klubin brazilian që u godit nga fatkeqësia në fundin e muajit nëntor.

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori