LAJMI I FUNDIT:

Vendi i tretë në Ligën Unike i takon Rahovecit, mposht Goga Basketin

Vendi i tretë në Ligën Unike i takon Rahovecit, mposht Goga Basketin

Në ndeshjen për vendin e tretë të Ligës Unike, Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Goga Basket 81:74 (25:21, 16:19, 22:17, 18:17).

Vreshtarët e nisën më mirë ndeshjen, duke pasur epërsi konstante në çerekun e parë, ku epërsinë më të lartë e kishte 25:18, derisa kjo pjesë përfundon 25:21.


Në periodën e dytë më të mirë ishin durrsakët që jo vetëm barazuan rezultatin, por edhe kaluan në epërsi 33:36, kurse skuadrat shkuan në pushim me shifrat 41:40.

Rahoveci sërish shkëputet në periodën e tretë, 61:51, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:57.

Goga Basket tentoi në fund që të rikthehet, por nuk ia arriti qëllimit dhe Rahoveci triumfoi 81:74.

Te Rahoveci u dalluan Marvin Jones me 25 pikë, Ed Daniel me 16 pikë e 11 kërcime dhe Altin Morina me 13 pikë e 11 kërcime, kurse te Goga Basket u dalluan Endrit Hysenagolli me 20 pikë e 13 kërcime dhe Milic Blagojeviq me 22 pikë e 10 kërcime.

Nga ora 19:00 do të zhvillohet finalja e madhe mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori