LAJMI I FUNDIT:

Vëllezërit Lukaku, kryesorët tek Belgjika e madhe

Vëllezërit Lukaku, kryesorët tek Belgjika e madhe

Rezultati nuk kishte ndonjë peshë të madhe. Një javë pas sulmeve terroriste në Bruksel, Belgjika pësoi 2:1 në miqësoren e luajtur në udhëtim ndaj Portugalisë këtë javë, ndeshje që ishte dashur të luhej në Bruksel, por u luajt në Leira të Portugalisë për shkaqe sigurie.

Duke marrë parasysh emocionet në këtë rast, rezultati nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe, shkruan FIFA.com.

Ajo që ra në sy ishte dëshira për të luftuar për fanellën dhe solidariteti për një vend të tërë, një skuadër dhe një familje të bashkuar belge, që simbolizohej me vëllezërit Lukaku.


Belgjika ishte në disavantazh 2:0, kur mbrojtësi i majtë Jordan Lukaku mori topin nga krahu i majtë dhe krosoi për vëllanë e tij Romelu, që shënoi një gol që kishte kuptimin e shpresës dhe nderit, përcjell sot Koha Ditore.

“Ne kishim ëndrrën për një moment si ky që kur ishim të vegjël, që kur luajtëm për skuadrat e reja”, tha Romelu pas ndeshjes. “Skuadra është e kënaqur dhe ishte një moment i madh për ne, me gjithë humbjen”.

Vëllai i tij Jordan ka thënë se është e veçantë të luajë me vëllain. “Do të thotë shumë të luash me fanellën e Belgjikës, por mundësia për të luajtur përkrah vëllait e bën këtë edhe më të veçantë”, ka thënë Jordan.

Miqësorja e së martës ishte e para në të cilën dy vëllezërit kanë luajtur për vendin e tyre së bashku.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori