Dy skuadrat drenicase kanë luajtur futboll të hapur me disa raste shënimi por pa mundur të shënoj gol njëra apo tjetra skuadër.

Drenica mbeti me një futbollist më pak nga minuta e 69-të, kur portieri Burim Sadiku u ndëshkua me karton të kuq, por as me një futbollist më shumë lideri Ferronikeli nuk arriti të shënoj gol.


Pas kësaj fitore Ferronikeli vazhdon të kryesoj elitën e futbollit kosovar me 41 pikë, ndërsa Drenica zë pozitën e shtatë me 28 sosh.

Ndërkohë fitore të madhe ka shënuar Vëllaznimi në udhëtimin e vështirë që pati në Mitrovicë, ku mposhti Trepçën me rezultat 2-1.

Gjakovarët kaluan në epërsi në minutën e 38-të, kur mbrojtësi Yll Myrta realizoi me kokë pas një goditje nga këndi. Golin e dytë gjakovarët e arritën 20 minuta para fundit të ndeshjes nëpërmjet Nuzës.

Trepça e ngushtoi epërsinë 10 minuta para fundit të takimit nëpërmjet kapitenit Shpëtim Babaj, por deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar 2-1 në të mirë të gjakovarëve, të cilët e arritën një fitore të madhe në luftën për mbijetesë.

Pas kësaj fitore Vëllaznimi është ngjitur në kotën e 23 pikëve në pozitën e nëntë ndërsa Trepça mbetet e fundit me 15 pikë dhe me gjasa minimale për t`i shpëtuar rënies. /Telegrafi/

telegrafi sport app