LAJMI I FUNDIT:

Veljanovski: Maqedonisë i duhet bashkim

Veljanovski: Maqedonisë i duhet bashkim

Republika e Maqedonisë sot shënon festën e dy Ilindenëve “113 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit” dhe “72 vjetorin e Kuvendit të parë të KAÇKM-së (Kuvendi Antifashist i Çlirimit Popullor të Maqedonisë), raporton Anadolu Agency.

Me rastin e kësaj feste, një delegacion i Kuvendit të Maqedonisë i kryesuar nga kryetari Trajko Veljanovski, delegacione nga Qeveria, partitë politike, qeverisja lokale dhe të tjerë, vendosën lule në monumentin e KAÇKM-së në parkun “Gruaja luftëtare”, në monumentin e Nikola Karevit para Kuvendit dhe në monumentin e kryetarit të Presidiumit të KAÇKM-së Metodija Andonov-Çento në qendër të Shkupit.


Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, në fjalimin e tij përshëndetës para monumentin të “Metodija Andonov-Çento”, bëri thirrje për unitet dhe bashkim si dhe theksoi se për Maqedoninë mbetet prioritet anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE), si dhe zhvillimi i përgjithshëm i vendit. Ai theksoi se nevojitet respekt, mirëkuptim dhe bashkim të strukturave politike prapa idesë së madhe të Maqedonisë.

“Ato nuk duhet të jenë armiq dhe patjetër duhet të jenë konkurrent të të njëjtit qëllim. Maqedonia është qëllimi ynë i përbashkët. Për një kohë të gjatë populli është duke u mbajtur peng i një politike të këtillë joparimore”, u shpreh Veljanoski duke iu referuar krizës politike aktuale në vend.

Veljanovski në fjalimin e tij përmendi edhe Nexhat Agollin, duke e quajtur atë një simbol të madh të Ilindenit të dytë, i cili siç tha, në atë kohë luftoi për drejtësi dhe bashkëjetësë.

“Dashuria e atdheut nuk njeh përkatësi etnike ose fetare. Ky shembull përmes Agollit duhet vazhdimisht të na përkujtojë se marrëdhëniet ndëretnike janë thelbi i Maqedonisë. Në histori janë të shkruara vepra të panumërta kur bashkërisht maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët boshnjakët dhe komunitete të tjera kanë mbrojtur shtetin”, porositi Veljanovski.

Ndërkohë, kryeministri i vendit, Emil Dimitriev, mori pjesë në ceremoninë qendrore në Meçkin Kamen të Krushevës, ku dhe ndodhet varri i Nikola Karevit, i cili në atë kohë shpalli Republikën e Krushevës dhe u bë kryetar i saj, ndërsa presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov, mori pjesë në ceremoninë në Kompleksin memorial të KAÇKM-së në fshatin Pelincë të Kumanovës./Telegrafi/

Fishkëllehet Zaev në Krushevë (Video)
Lexo po ashtu Fishkëllehet Zaev në Krushevë (Video)
Në Maqedoni kremtohen dy Ilindenët historik
Lexo po ashtu Në Maqedoni kremtohen dy Ilindenët historik
Ivanov e përsërit se Maqedonia ka rrezik nga sulmet terroriste
Lexo po ashtu Ivanov e përsërit se Maqedonia ka rrezik nga sulmet terroriste
Dimitriev: Prioritet duhet t’i kemi interesat e qytetarëve
Lexo po ashtu Dimitriev: Prioritet duhet t’i kemi interesat e qytetarëve
Zaev: Shtetin do ta ndërtojmë përsëri, sipas idealeve të Ilindenit (Video)
Lexo po ashtu Zaev: Shtetin do ta ndërtojmë përsëri, sipas idealeve të Ilindenit (Video)