Qeveria emëron Perinskin u.d. Drejtor të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Në seancën e sotme, me propozim të ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski, Qeveria emëroi Zllatko Perinskin për u.d. Drejtor të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Perinski ka një diplomë masteri në menaxhimin e burimeve njerëzore. Në karrierën e tij profesionale, ai shërbeu si Ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Drejtor i Përgjithshëm i Ndërmarrjes Publike ‘Ujësjellës dhe Kanalizime’ – Shkup, si dhe Menaxher i Kompleksit Sportiv ‘Boris Trajkovski’”, thuhet në njoftimin e qeverisë për emërimin e Perinskit si drejtor i Fondit.
Opozita e kritikoi ashpër propozimin që Perinski të jetë drejtori i ri i Fondit, sepse ai u diplomua në Fakultetin e Edukimit Fizik./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
5 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































