Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Trajko Veljanoski vlerëson se mos heqja e imunitetit të deputeti nga Kuvendi është vendim me princip.

“Kuvendi nuk e hoqi imunitetin të cilin e kam si deputetë. Ky është vendim me princip. Jam në dispozicion që të paraqitem në të gjitha ftesat lëndës dhe t’i respektoj të gjitha rregulloret pozitive ligjore”, shkruan Veljanoski në rrjetin social Facebook.

Mbrëmë Kuvendi nuk ia ka marrë imunitetin e deputetit ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoskit. Ai është i akuzuar për ngjarjet e “27 prillit” në Kuvend të vitit 2017.