LAJMI I FUNDIT:

Veliaj beson që shumë shpejt do të hapet kufiri Shqipëri-Kosovë

Veliaj beson që shumë shpejt do të hapet kufiri Shqipëri-Kosovë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, beson që është çështje ditësh se kur mund të hapet kufiri Shqipëri-Kosovë.

Veliaj tha se qeveria Rama është duke e monitoruar ende situatën me pandeminë në vend, ndërsa bëri të ditur se më 1 qershor pritet të hapen çerdhet.


“Besoj punë ditësh. Qeveria po monitoron edhe këto ditë punën e COVID-19. Ka njerëz që kanë mbetur këndej e andej kufirit. Besoj për pak ditë. Ia kanë vlejtur masat drastike e marra nga qeveria për virusin COVID-19. Kemi hapur vetëm gjimnazet, d.m.th vetëm maturantët. Në datën 1 qershor do të hapim krejt kopshtet dhe çerdhet”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu foli edhe për çështjen e rrëzimit të objektit të teatrit të qytetit, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, ky objekt është ndërtuar në kohën e sundimit italian në Shqipëri dhe është shfrytëzuar për argëtimin e ushtarëve në atë kohë.

Siç tha ai, asnjëherë ky objekt ndër vite nuk është quajtuar objekt kulture.

“Jo nuk do të ketë pallat siç po thuhet. Fakti është ky, kombi shqiptar në 101 vite pavarësi nuk ka ndërtuar një teatër, po italianët ia kanë ndërtuar ushtarëve të vet një kazermë për të argëtuar ushtarët e vet. Ata e kanë menduar një objekt vetëm për 15 vjet si parafabrikat. Për disa vite ka funksionuar si gjykatë popullore. Qysh nga viti 1948 bashkia thotë që ky nuk është monument kulture.  Në 80 vite kurrë nuk ka qenë objekt kulture”, ka sqaruar Veliaj. /RTV Dukagjini/ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori