Hidhet nga shkëmbi, plagoset rëndë shtetasi italian në Vlorë

Një incident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të enjte në Vlorë, ku një shtetas italian është dëmtuar rëndë pasi dyshohet se është hedhur nga një shkëmb, pak pasi kalon tunelin.
Nga informacionet paraprake, shtetasi italian ka pësuar traumë në kokë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës.
Mësohet se pacienti është në gjendje të rëndë, ndërsa bluzat e bardha po vijojnë ndërhyrjet mjekësore.
Rrethanat e sakta të ngjarjes, si dhe shkaqet që çuan në hedhjen e tij nga shkëmbi, mbeten ende për t’u sqaruar.
Nga
Telegrafi
20 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































