LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi shënon, hapet ndeshja ndaj San Marinos

Vedat Muriqi shënon, hapet ndeshja ndaj San Marinos

Kosova ka kaluar në epërsi në ndeshjen miqësore ndaj San Marinos.

Zhvillohej minuta e 28-të kur Kosova shënoi golin e parë në këtë ndeshje.


Ishte Vedat Muriqi që mori një top në zonë, kaloi një mbrojtës dhe me qetësi gjeti rrjetën për 1-0.

Kosova po luan në sulm në këtë ndeshje, duke rrezikuar disa herë portën.

Priten edhe gola tjera, kur dihet diferenca mes skuadrave./Telegrafi/