LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi para ndeshjes ndaj Galatasarayt: Jam gati të kontribuoj, sulmuesit duhet të shënojnë

Vedat Muriqi para ndeshjes ndaj Galatasarayt: Jam gati të kontribuoj, sulmuesit duhet të shënojnë

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi ka thënë se është kënaqësi të kthehet në Stamboll para ndeshjes me Galatasaray dhe se ka punuar shumë për të vendosur veten në të njëjtin nivel me shokët e skuadrës.

27-vjeçari mbërriti nga Fenerbahce në shtator të vitit 2020 dhe nënshkroi një marrëveshje pesë-vjeçare me Lazion, por luftoi për të konkurruar me Ciro Immobilen.


Reprezentuesi i Kosovës është shfaqur në të tre ndeshjet e Serie A këtë sezon dhe mund të ketë një shans për të shkëlqyer kundër Galatasarayt në Ligën e Evropës sonte.

Sot fillon 'zyrtarisht' edicioni 2021/222 në Ligën e Evropës, shumë klube të njohura evropiane kërkojnë lavdinë në këtë garë
Lexo po ashtu Sot fillon 'zyrtarisht' edicioni 2021/222 në Ligën e Evropës, shumë klube të njohura evropiane kërkojnë lavdinë në këtë garë

Muriqi ka shënuar vetëm dy gola në 37 ndeshjet e tij me Lazion, por trajneri Maurizio Sarri tha se ai mendon se qendërsulmuesi i madh është kritikuar gabimisht gjatë kohës së tij në Olimpico.

Ish-lojtari i Superliges turke theksoi se ai po punon shumë për të ngritur nivelin e tij dhe për të luftuar për një vend në skuadër, por tregoi një fillim të vështirë me sëmundje dhe faktin se ai mbërriti nga një ‘ligë e një niveli më të ulët’.

“Stambolli është një qytet i bukur dhe është kënaqësi të kthehesh. Unë jam sulmues dhe dua të shënoj, jam gati të bëj atë që duhet”, ka thënë fillimisht Muriqi në konferencë shtypi.

“Në sezonin e parë me Lazion, unë u paraqita me COVID-19 dhe sapo kisha ardhur nga një ligë e një niveli më të ulët”.

Trajneri i Galatasaray, Fatih Terim flet për Vedat Muriqin para ndeshjes me Lazion
Lexo po ashtu Trajneri i Galatasaray, Fatih Terim flet për Vedat Muriqin para ndeshjes me Lazion

“Unë jam duke punuar për ta vendosur veten në të njëjtin nivel me shokët e mi të skuadrës, është e vështirë të bëhem titullar në një ekip që ka luajtur së bashku për pesë vjet”.

“Jam gati të jap kontributin tim, atëherë trajneri do të vendosë”, përfundoi ylli i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Mourinho më përjashtoi nga ekipi i parë dhe më dërgoi të stërvitsha te fëmijët pa më folur apo paralajmëruar” - rrëfimi shokues i gjermanit

“Mourinho më përjashtoi nga ekipi i parë dhe më dërgoi të stërvitsha te fëmijët pa më folur apo paralajmëruar” - rrëfimi shokues i gjermanit

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga

"Do ta mbaj për vete atë që mendoj" - Araujo nuk përgjigjet direk për Gudoganin, por lë shumë për të kuptuar

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori