LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi: Babai im ka ndërruar jetë në fushë pas një sulmi në zemër, ai dëshironte të bëhesha futbollist i suksesshëm

Vedat Muriqi: Babai im ka ndërruar jetë në fushë pas një sulmi në zemër, ai dëshironte të bëhesha futbollist i suksesshëm

Vedat Muriqi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën turke të Fenerbahçes.

Në ditën që futbollisti po nënshkruante me gjigantin e Superligës së Turqisë, vëllai i lojtarit, Narçin, ka ndarë një moment emocionues që i referohet babait të tyre.

“Baba, djali yt së shpejti do të arrijë edhe një sukses. Atë që e la t’i përgjysmë, ai po vazhdon ëndrrën tënde”, pohoi ai.

Vedati ndër të tjerash ka treguar se babai i tij ka qenë futbollist në Prizren, por që nuk ia ka arrit dot.

“Kam filluar në Kosovë. Më së rëndi e kam përjetuar vdekjen e babait, isha vetëm shtatëvjeçar. Edhe babai im ishte futbollist. Trajneri nuk e kishte marrë në një kamp. Ai ishte zemëruar dhe më pas filloi të luajë hendboll”.

“Ai ishte ndër më të mirët në këtë sport. Ai më pas iu kthye futbollit dhe pas një sulmi në zemër duke luajtur futboll, vdiq midis fushës. Babai ka kërkuar që të bëhem futbollist dhe këtë ia kam arritur”, ka pohuar ai.

Mediat turke: Prezantimi i Vedat Muriqit, më kreativi deri më tani te Fenerbahce
Lexo po ashtu Mediat turke: Prezantimi i Vedat Muriqit, më kreativi deri më tani te Fenerbahce

Kujtojmë se 25-vjeçari pas nënshkrimit të kontratës, për katër sezone do të fitojë tetë milionë euro. Ndryshe, futbollisti në sezonin e kaluar ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar tetë herë në të gjitha garat për Rizesporin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori