LAJMI I FUNDIT:

Vë në kokë plisin e babait të ndjerë dhe këndon këngët e tij, Arta Bajrami: Ishte koha ta çoj në vend amanetin e tim ati

Vë në kokë plisin e babait të ndjerë dhe këndon këngët e tij, Arta Bajrami: Ishte koha ta çoj në vend amanetin e tim ati
Foto: Arta Bajrami/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka sjell së fundmi në treg albumin e saj më të ri muzikor “Dasma shqiptare”.

Ky album vjen me plot këngë folklorike dhe patriotike të kënduara nga vet Arta, prodhime muzikore të cilat janë incizuar në studion e vëllait të saj, producentit Don Arbas.


Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Dasma shqiptare” mund të gjendet online por edhe si CD në të gjitha pikat e shitjes të autorizuara.

Arta Bajrami solli për fansat albumin “Dasma shqiptare”, i cili tashmë është në shitje (Foto: Arta Bajrami/Instagram)

Këngëtarja Bajrami për Telegrafin ka treguar se këtë album ia dedikon babait të saj të ndjerë, Zejnullah Bajrazmi, i cili ishte një këngëtar i njohur i odave dhe muzikës rapsodike.

Ajo ka promovuar albumin e saj të ri në rrjetet sociale, ku shfaqet e veshur me veshje kombëtare, me çka vë në pah edhe patriotizmin e saj.

Këngëtarja Arta Bajrami (Foto: Arta Bajrami/Instagram)

Një detaj interesant që këngëtarja zbuloi për Telegrafin ishte plisi që ajo mban në kokë, e që ka qenë i njëjti që ka përdorur edhe babai i saj i ndjerë.

“Duke qenë se të gjitha këngët janë dedikim për babain tim, ishte arsyeshme që edhe paraqitja ime të kishte diçka nga ai, në këtë rast plisin në kokë të cilin e kam vënë, është i babait tim. Pasi ndërroi jetë unë e kam marrë dhe mendoj se ishte momenti i duhur ta vë”, ka thënë Arta për Telegrafin.

Me inicistivën për të risjellë në jetë këngët e kënduara nga ai, Arta duket të jetë shembulli i një vajze që çon deri në fund amanetin e prindit. /Telegrafi/

Foto: Arta Bajrami/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Magazina
Kalo në kategori