LAJMI I FUNDIT:

Vdiq këtë vit, por veprat e tij ende jetojnë në klubin e Leicesterit – Kamerieri që mori kontratë profesionale në klub, pas provave me ish-kampionët e Anglisë

Vdiq këtë vit, por veprat e tij ende jetojnë në klubin e Leicesterit – Kamerieri që mori kontratë profesionale në klub, pas provave me ish-kampionët e Anglisë

Nëse me një histori mund ta përmblidhesh jetën e Vichai Srivaddhanaprabha, presidentit të Leicester Cityt, që ndërroi jetë para disa muajsh,  atëherë kjo do të ishte ajo.

Dy muaj pas vdekjes së Srivaddhanaprabha, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë pas rrëzimit të helikopterit të tij jashtë stadiumit të klubit, vjen një tregim i pabesueshëm që përfshin një kamerier 24-vjeçar.


Një ish-futbollist që u kthye në kamerier, Davide Lorenzo, ishte duke i shërbyer Srivaddhanaprabha në një restorant, ku italiani e njohu atë.

Lorenzo shërbeu biznesmenin tajlandez dhe dyshja filloi të bisedonte rreth futbollit në një restorant të Nicës.

24-vjeçari e përmendi shpejt kohën e tij kur ishte në Juventus si lojtar i ri.

Ai u lirua nga gjiganti italian dhe më vonë ‘luftoi’ për të gjetur një klub të përhershëm në Maltë, Belgjikë dhe Norvegji.

Lorenco pastaj vazhdoi të ketë prova edhe në SHBA me kube si New York Red Bulls dhe New York Cosmos, por viza e tij turistike skadoi dhe u detyrua të kthehej në Evropë.

Duke luftuar për të gjetur një klub, ai u transferua në Francë për të jetuar pranë të dashurës së tij.

Ai shpejt u bë një kamerier kur ëndrra e tij për t’u bërë futbollist u zbeh, por në një sërë rrethanash të mrekullueshme, Vichai u takua me Lorenzo. Vichai e pyeti nëse do të ishte i interesuar të luante në Tajlandë ose Belgjikë, ku bazohen klubet si motra të Leicester.

Vichai shpejt vendosi që 24-vjeçari të ketë një provë në klub dhe kështu që trajnerët mund ta vlerësonin nivelin e tij në këtë lojë.

Lorenzo në mënyrë të qartë bëri përshtypje dhe Leicesteri vendosi t’i ofrojë atij një shans për të stërvitur me klubin e Ligës Premier.

Ai vazhdon të punojë si kamerier, por edhe luan futboll,  pasi klubi i ofroi atij një kontratë afatshkurtër, ku mund të luajë edhe ndeshje te U-23.

Claude Puel ka folur për shanset e Lorenzo që në të ardhmen të ketë ndikim tek ‘The Foxes’ dhe kjo tingëllon premtuese.

“Është një histori interesante. Ai u takua me Vichain në një restorant dhe i tha atij se ëndrra e tij ishte të vinte në Leicester për të treguar cilësinë e tij”, tregon trajneri  për The Leicester Mercury.

“Ai i ofroi atij që të vinte në prova dhe i dhashë atij një kontratë. Është një histori e bukur”.

“Pastaj do ta shohim të ardhmen e tij, por tani ai duhet të fitojë dhe do të shohim. Ndoshta do ta nxjerrim atë në huazim ose t’i japim atij disa minuta të lojës”.

“Ai stërvitet me U-23-at. Do të shohim nëse ai mund të vijë në ekipin e parë. Është herët sepse ai nuk është stërvitur për një vit, por është një ndjenjë e mirë dhe një histori e mirë”.

Në një intervistë për ueb faqen italiane ‘Tutto Mercato’, vetë lojtari ka thënë se është ëndrrën e është bërë realitet.

“Unë jam i lumtur që e kam arritur këtë qëllim pasi e kam ndjekur për një kohë kaq të gjatë. E di që kontrata ishte pasojë e ndryshimeve që kam bërë në dhe jashtë fushës”.

“Kam mësuar aq shumë nga gabimet e mëparshme, tani dua të stërviten shumë çdo ditë”.

“Puel më tha që të vazhdoj të punoj shumë, sepse e kanë parë dëshirën time dhe cilësitë e mia. Tani duhet të kthehem në formë”.

“Është një ëndërr, me të vërtetë është, kam stërvitur me Adrien Silvan dhe Nampalys Mendyn”.

“Një muaj më parë do ta kisha dhuruara gjakun tim vetëm që të kthehesha në Itali dhe për të luajtur në Serie C. Por kurrë nuk kam ndalur së besuari në veten time dhe tani kam një shans të dytë”, deklaroi djaloshi italian.

Çfarë historie e pabesueshme. Le të shpresojmë se do të ketë një fund përrallor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori