Ka ndërruar jetë regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha.
Lajmi është konfirmuar në rrjete sociale, në një postim të bërë nga bashkëshorti i saj, Fatos Berisha.
Ai bën me dije se ka ndëruar jetë ditën e sotme (23 qershor) në spitalin University College Hospital në Londër.
View this post on Instagram
“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër”, ka shkruar ai.
“Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi”, vazhdon më tej postimi.
Foto: Screenshot/Instagram
Vjosa përndryshe prej më shumë se një vit ishte diagnostikuar me kancer në vezore.
Në një shkrim të bërë më parë, ajo u shpreh se ishte diagnostikuar me kancer në mars të vitit 2021 dhe se menjëherë kishte filluar me trajtimet. /Telegrafi/
View this post on Instagram