LAJMI I FUNDIT:

Kush ishte Vjosa Berisha? Jeta dhe karriera profesionale e regjisores shqiptare

Kush ishte Vjosa Berisha? Jeta dhe karriera profesionale e regjisores shqiptare

Ditën e sotme (e enjte) u bë e ditur se ka vdekur regjisorja e njohur, Vjosa Berisha.

Ajo prej më shumë se një viti ishte e diagnostikuar me kancer në vezore, ndërkohë që menjëherë kishte filluar me trajtimet jashtë vendit.


E njëjta prej shumë vitesh ka qenë e përfshirë në industrinë e filmit, e në projekte të ndryshme që kryesisht lidhen me artin.

View this post on Instagram

A post shared by Vjosa Berisha (@vjosab)

Por, kush ishte Vjosa Berisha?

Regjisorja, që la pas vetes një karrierë të bujshme artistike, ka lindur më 23 korrik të vitit 1972 në Prishtinë.

Ajo ka mbi 20 vjet përvojë në marrëdhëniet me publikun, median e po ashtu edhe industrinë e filmit.

Artistja kishte krijuar një kompani të quajtur ‘B2’ së bashku me partnerin e saj, Fatos Berisha, me zyrë në Kosovë dhe Shqipërisë.

View this post on Instagram

A post shared by Vjosa Berisha (@vjosab)

E ndjera ishte gjithashtu bashkëthemeluese dhe ka menaxhuar Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë (PriFest) që nga fillimi, në pozitën e drejtorit që e ka rikthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e filmit në Kosovë.

Festivali në fjalë ka në konkurrim programe evropiane, ballkanike, të mesme dhe dokumentare, si dhe drejton një platformë rajonale të industrisë së filmit PriFORUM.

Vdes regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha
Lexo po ashtu Vdes regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha

Berisha në vitin 2015 mori kursin e EAVE Producers Workshop, duke u bërë pjesë e këtij rrjeti të madh producentësh nga Evropa dhe bota, si e diplomuar në EAVE Generation 2015.

View this post on Instagram

A post shared by Vjosa Berisha (@vjosab)

Mes tjerash, Vjosa prodhoi dy filma artistikë deri më sot, filmin e saj të parë artistik si producente – “The Flying Circus” (2019) me skenaristin dhe regjisorin Fatos Berisha dhe bashkë prodhuar filmin artistik maqedonas “The Happiness Effect” (2019) me regjisorin Borjan Zafirovski.

Ka punuar gjithashtu edhe në shumë projekte të tjera video dhe televizive.

Vjosa Berisha ishte anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit që nga viti 2013.

View this post on Instagram

A post shared by Vjosa Berisha (@vjosab)

Përveç gjithë bagazhit të madh artistik, Vjosa është parë gjatë gjithë kohës e buzëqeshur e me plot motiv për jetë.

Ajo ka qenë e martuar me producentin Fatos Berisha dhe kanë bashkë një djalë të quajtur, Lekë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Vjosa Berisha (@vjosab)

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori