LAJMI I FUNDIT:

Vdes regjisori i “Pretty Woman”

Vdes regjisori i “Pretty Woman”

Në moshë 81-vjeçare ka ndërruar jetë Garry Marshall, regjisori që ka krijuar disa seriale ikonë, por që famën më të madhe e mori në vitet me filmin “Pretty Woman”.

Ai ka vdekur ditën e martë në Burbank të Kalifornisë, pas disa komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga pneumonia, transmeton TCH.


Karrierën në ekranin e madh e ka nisur fillimisht si skenarist, për t’u hedhur më pas te realizimi i disa serialeve të viteve të shtatëdhjeta që do ta bënin të suksesshëm dhe do t’i siguronin projekte akoma më ambicioze, si “Pretty Woman” dhe “The Princess Diaries”.

Pas vdekjes së tij kanë reaguar aktorët Richard Gere dhe Julia Roberts, protagonistët e filmit “Pretty Woman”.

“Garry ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe ndihem i bekuar që e kam njohur dhe kam punuar me të në karrierën time”, ka shkruar Gere.

“Pretty Woman” grumbulloi 463 milionë dollarë në mbarë botën, një shifër rekord për ato vite dhe Roberts u nominua për Oscar si aktorja më e mirë, ndërsa vetë filmi për Golden Globe.