LAJMI I FUNDIT:

Vdes princi Henrik i Danimarkës

Vdes princi Henrik i Danimarkës

Princ Henrik, bashkëshorti i mbretëreshës daneze Margrethe II, ka vdekur në moshën 83-vjeçare, njoftoi sot në mëngjes pallati mbretëror danez.

Princ Henrik vdiq dje në mbrëmje në Pallatin Fredensborg, rreth 40 kilometra në veri të Kopenhagës.

Princi Henrik,  i lindur në Francë, kishte rreth një muaj që kurohej nga një sëmundje në mushkëri në spitalin “Rigshospitalet” në kryeqytet përpara se të transferohej në Fredensborg pas përkeqësimit të gjendjes së tij. /kp/Telegrafi/