LAJMI I FUNDIT:

Vdekja misterioze e modeles nga Bangkoku, kamerat e sigurisë filmojnë një mashkull duke e futur në ashensor

Vdekja misterioze e modeles nga Bangkoku, kamerat e sigurisë filmojnë një mashkull duke e futur në ashensor

Modelja tajlandeze Thitim ‘Bell’ Noraphanpiphat, 25-vjeçe e njohur si Bell, është gjetur e vdekur në ashensorin e kompleksit banesor ku ajo banonte, kurse situata është komplikuar kur në pamjet e kamerave të sigurisë shihet se trupin e saj e kishte futur në ashensor një mashkull i panjohur.

Bel që jetonte në Bangkok, konsiderohej yll në vendlindje kjo për faktin se ka 73 mijë ndjekës në Instagram dhe 63 mijë në Facebook, e në anën tjetër ka refuzuar të japë ndonjë përgjigje pa përfunduar rezultatet e obduksionit, transmeton Telegrafi.


“I presim sot rezultatet e autopsisë, ende nuk kanë ardhur në zyrat tona. E tëra çfarë mund të them se nuk ka pasur plagë në trup”, ka deklaruar Surakit Sitivilaj, zyrtar policor.

Bel për herë të fundit ishte parë duke e bartur mashkull në hyrjen e njërës ndërtesë, kurse një orë më vonë kamerat e sigurisë filmuan mashkullin e panjohur duke e futur në ashensor derisa ajo nuk lëvizte fare.

Megjithatë besohet se personi në video quhet Rashadesh Vongtabutr, 25-vjeç, instruktor fitnesi dhe model që vazhdimisht shpërndante nëpër rrjetet sociale fotografi të Bel që nuk kishte vetëdije.

“Nuk e kam droguar, ajo furnizohej vetë”, ka shkruar ai përbri videos të cilën pas disa orëve e ka shlyer.

Por ai vazhdon të jetë i dyshimtë kjo për faktin se policia është detyruar të futet me forcë në apartamentin e tij pasi nuk donte ta hapte derën dhe nuk tregohej bashkëpunues. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Kalo në kategori