LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e të riut në Deçan, Policia arreston një të dyshuar

Vdekja e të riut në Deçan, Policia arreston një të dyshuar

Eldon Kuqi, 22-vjeç nga komuna e Deçanit, ka humbur jetën dje në mënyrë tragjike në Grykën e Deçanit.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka ndërruar jetë në spital pas lëndimeve të marra në bjeshkë.


Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, pas konstatimit të vdekjes nga ekipi mjekësor, trupi i pajetë është dërguar në autopsi.

Humb jetën tragjikisht 22 vjeçari nga Deçani
Lexo po ashtu Humb jetën tragjikisht 22 vjeçari nga Deçani

“Viktima  gjersa ishte duke punuar në pyll, është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Si pasojë e lëndime të rënda trupore, viktima ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe trupi i pajetë është dërguar në autopsi”, thuhet në raport.

Sipas policisë, në koordinim me prokurorin e shtetit pas intervistimit të dëshmitarëve dhe shikimit të vendit të ngjarjes janë gjetur elemente të veprës penale dhe një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori