LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e 46 vjeçarit në Prishtinë, policia jep detaje

Vdekja e 46 vjeçarit në Prishtinë, policia jep detaje

Një person (46 vjeç) është gjetur pa shenja në një lokal sot rreth 08:00 në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Ahmeti tha se policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 46 vjeç.

Një person rrëzohet papritur në tokë në Prishtinë, policia dhe ndihma e shpejtë në vendin e ngjarjes – dyshohet për sulm në zemër
Lexo po ashtu Një person rrëzohet papritur në tokë në Prishtinë, policia dhe ndihma e shpejtë në vendin e ngjarjes – dyshohet për sulm në zemër

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 46 vjeç”, tha Ahmeti.

Sipas saj, policia ka nisur hetimet e rastit si vdekje e dyshimtë.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë tutje Ahmeti. /Telegrafi/