LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon procesi gjyqësor kundër anëtarëve të së ‘Majtës’

Vazhdon procesi gjyqësor kundër anëtarëve të së ‘Majtës’

Seancë e re gjyqësore pritet sot të mbahet në ora 11:30 kundër Mariglen Demiri një ndër udhëheqësit e së Majtës, për shkak të pjesëmarrjes në protestat e vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga e Majta thonë se protestat kanë përfunduar, por gjykimi kundër anëtarëve të theksur vazhdojnë. Përveç Mariglen Demiri, procesi gjyqësor për pjesëmarrje në protesta është edhe kundër Zdravko Saveskit dhe Vlladimir Kunovskit.


‘E Majta është në sytë e shumë njerëzve. Janë ndërmarë metoda të ndryshme për të penguar rritjen e saj, posubtile dhe më pak subtile. Në mesin e atyre metodave është edhe inicimi i procesve gjyqësore kundër anëtarëve të së Majtës dhe shtyrja e tyre në një kohë të pa caktuar. Por ne porosisim: nuk do të gjunjëzohem, nuk mund të na thyeni! Koha jonë po vjen’, porosisin nga e Majta. /Telegrafi/