LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon largimi i bizneseve perëndimore, Nokia pezullon punën nga tregu i Rusisë

Vazhdon largimi i bizneseve perëndimore, Nokia pezullon punën nga tregu i Rusisë

Nokia ka njoftuar se do të largohet nga Rusia, në kuadër të valës së kompanive të huaja që janë duke u larguar nga ky shtet, pas vendimit të Perëndimit për të sanksionuar Moskën për agresionin ushtarak në Ukrainë.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Pekka Lundmark ka thënë se vendimi për të pezulluar pa afat këto operacione ka qenë mundësia e vetme.


“Ne thjesht nuk shohim mundësi për të vazhduar punën në këtë shtet, në situatën aktuale”, tha Lundmark.

Ai ka thënë se vendimi për t’u larguar do t’i prekë 2 mijë punëtorë, ndonëse disa prej tyre do të kenë oferta për të punuar në vende tjera ku ka zyrat Nokia.

Mbi 600 kompani perëndimore kanë ndërprerë aktivitetet në Rusi
Lexo po ashtu Mbi 600 kompani perëndimore kanë ndërprerë aktivitetet në Rusi

Mbi 600 kompani të huaja janë larguar nga Rusia pas nisjes së luftës në Ukrainë më 24 shkurt.

Banka Botërore ka thënë se ekonomia e Rusisë mund të tkurret për 11.2 për qind, derisa në parashikime tjera përmendet edhe shifra 20 për qind. /Telegrafi/