LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon interesimi i kompanive austriake për të investuar në Maqedoni

Vazhdon interesimi i kompanive austriake për të investuar në Maqedoni

Dy kompani austriake janë të interesuara për investime konkrete në Maqedoni, njëra në sferën e sigurimeve, kurse tjetra planifikon hapjen e një qendre rajonale për shërbime, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gerhard Schlattl nga departamenti tregtar i ambasadës amerikane në Shkup, thotë se është herët që të shpalosen detaje tjera, por një gjë tashmë dihet, këto kompani nuk do të investojnë në zonat e lira ekonomike.


Ndryshe, bashkëpunimi tregtar Austri – Maqedoni, shënon rënie të dobët, pra nga vendi i 14, Austria ka rënë në vendin e 16, si partner tregtar i Maqedonisë.

Në tremujorin e parë të vitit 2016, shkëmbimi tregtar Austri – Maqedoni është 39,86 milion $. Kompanitë e Maqedonisë në Austri më së shumti eksportojnë prodhime tekstili dhe të industrisë metalurgjike, kurse importojnë mish dhe prodhime tjera ushqimore, si edhe prodhime nga industria farmaceutike./Telegrafi/