LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë kolonat në kufi, katër orë pritje në Merdare

Vazhdojnë kolonat në kufi, katër orë pritje në Merdare

Mëngjesin e së shtunës kanë vazhduar pritjet e gjata në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, si pasojë e fluksit të madh të bashkatdhetarëve tanë që po kthehen në vende perëndimore pas qëndrimit në Kosovë për festat e fundvitit.

Poashtu edhe gjatë mbrëmjes, situata nuk ka ndryshuar.


Sipas informacioneve nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në pikën kufitare me Serbinë, në Merdare.

Aty qytetarëve të Kosovës për të dalë nga territor i vendit po u duhet të presin më shumë se katër orë.

Pritje një orëshe ka edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë. Ndërkohë, në pikat tjera kufitare gjendja është më stabile.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj ka dhënë tri arsye se pse po shkaktohen këto pritje.

Ai tha se ka fluks të shtuar të mërgimtarëve që po lënë Kosovën, për arsyen se të njëjtit gjatë të hënës kthehen në vendet e punës.

Po ashtu, fajtor për këto pritje ai tha se është edhe pala serbe për shkak të kontrolleve të gjata të tyre.

Ndryshe, gjatë ditës se premte në pikën kufitare në Merdar është shënuar edhe një incident, përleshje midis bashkatdhetarëve që po presin me orë të tëra për ta kaluar kufirin.

Për të përcjell gjendjen aktuale dhe fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës klikoni KËTU /Telegrafi