LAJMI I FUNDIT:

Përpjekjet e fundit për tregti midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar

Përpjekjet e fundit për tregti midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar

Bisedimet tregtare pas BREXIT-it kanë hyrë në ditën e tyre të fundit, në përpjekje për të arritur një progres.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, të dyja palët kanë paralajmëruar se nuk ka gjasa të arrijnë një marrëveshje.


Kushtet e ofruara nga Bashkimi Evropian vazhdojnë të jenë “të papranueshme” për Mbretërinë e Bashkuar”, sipas një burimi qeveritar.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të flasë më vonë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen – ata ranë dakord për afatin e së dielës në fillim të kësaj jave.

Nëse të dyja palët nuk kanë arritur një marrëveshje, Johnson dhe Von der Leyen, do të vendosin nëse do të braktisin negociatat ose do t’i vazhdojnë përtej këtij afati.

“Kryeministri nuk do të lërë asnjë gur pa lëvizur në këtë proces, por është absolutisht i qartë: çdo marrëveshje duhet të jetë e drejtë dhe të respektojë pozicionin themelor se Mbretëria e Bashkuar do të jetë një popull sovran brenda tre javësh”, tha një burim për BBC. /Telegrafi/