LAJMI I FUNDIT:

Vazhdimet përcaktojnë fituesin e ndeshjes dramatike: Spanja eliminon Kroacinë dhe kalon në çerekfinale të Euro 2020

Vazhdimet përcaktojnë fituesin e ndeshjes dramatike: Spanja eliminon Kroacinë dhe kalon në çerekfinale të Euro 2020
Foto: uefa.com

Spanja e ka eliminuar Kroacinë nga Euro 2020, pasi në vazhdime e mposhti me rezultat 5-3, për të kaluar në çerekfinale.

Takimi filloi më mirë për spanjollët, që rrezikuar pas vetëm 13 minutash lojë me anë të Pablo Sarabias, por goditja e tij përfundoi jashtë portë.


Shtatë minuta më vonë, nga një pasim në drejtim të Unai Simon, ky i fundit nuk arriti ta ndalte atë me sukses, duke shënuar kështu autogol.

Foto: uefa.com

Por, kroatët nuk arritën të mbaheshin si duhej, me Furinë e Kuqe që i barazoi shifrat në 1-1.

Ishte minuta e 38-të, kur Sarabia shënoi për t’i barazuar shifrat, e që përfitoi nga një tollovi e shkaktuar në zonën e Kroacisë.

Foto: uefa.com

Ndërsa, 45 minutat e dytë ishin mjaftë të furishëm, derisa u shënuan edhe tre gola të tjerë.

Ishte minuta e 57-të kur Cesar Azpilicueta përmbysi rezultatin nga një asistim nga Ferran Torres për 2-1.

Foto: uefa.com

Spanjollët nuk u ndalën me kaq dhe shënuan edhe të tretin, tani Ferran Torres (77’) ishte në listën e realizatorëve, gjersa Pau Torres ishte asistuesi.

Mirëpo, Kroacia nuk u dorëzua dhe ngushtoi epërsinë në 3-2 me golin e realizuar nga Mislav Orsic që shënoi në minutën e 85-të.

Foto: uefa.com

Kroatët vazhduan me presion të lartë edhe më tej, derisa i barazuan shifrat në 3-3 me anë të Mario Pasalic (90+2) me Orsic që ishte asistues.

Në vazhdime, lojtarët e Luis Enriques ishin edhe më të vendosur se në kohën e rregullt, duke shënuar edhe dy gola të tjerë.

Foto: uefa.com

Alvaro Morata ishte ai që e riktheu epërsinë për spanjollët, duke shënuan në minutën e 100-të nga një asistim i Dani Olmos.

Furia e Kuqe nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të pestin, tani me anë të Mikel Oyarzabal (103’), e që Olmo ishte sërish asistues.

Foto: uefa.com

Spanja me këtë fitore kaloi në çerekfinale të Kampionatit Evropian, e që aty do të takohet me fituesin e takimit mes Francës dhe Zvicrës që fillon në ora 21:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori