Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti sot në një vizitë zyrtare Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësinë në Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.
I pyetur për situatën në Kosovë nga gazetarët në fund të komunikimit të përbashkët pas takimit, Varhelyi tha se Bashkimi Evropian po punon për një plan të rëndësishëm investimesh në Kosovë.
Ai shtoi se BE shpreson që puna për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të rifillojnë dhe që do të ketë përparim, “sepse vetëm nëpërmjet dialogut që promovohet nga BE do të ketë një zgjidhje afatgjatë”.
“Për këtë na duhet që të gjithë të jenë në tryezë me një frymë konstruktive dhe që të ketë ecuri. Pa nisjen e dialogut do të jetë shumë e vështirë që të ecet përpara dhe që të flasim më vonë për çështje shumë më të gjera si për shembull rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së”, ka theksuar Varhelyi.
Ai ka shtuar se BE shpreson që Kosova më në fund të mbyll çështjet e hapura me Serbin dhe të investojë në të ardhmen e saj.
“Prandaj edhe për Kosovën ne në tryezë kemi vendosur një paketë shumë të madhe ekonomike dhe sociale dhe duam që të ecim sa më shpejtë që të jetë e mundur përpara”, ka sqaruar Varhelyi.
Thirrjen për vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë e ka mbështetur edhe Kryeministri Edi Rama.
Ai u shpreh se të gjitha vendet që kanë kontribuuar për pavarësinë e Kosovës po bëjnë thirrje për vazhdimin e dialogut dhe për arritjen e një marrëveshje përfundimtare midis dy vendeve. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Në prag të ushtrimit “Përgjigje e shpejtë 23”, në Kavadar prezantohen pajisjet ushtarake

Von Cramon në veri: Shumë gjëra mund të shkojnë keq në Kosovë nëse ky është realiteti – duhet të shohim opsione të tjera

Çarshia e Vjetër e Shkupit, nismë për tërheqjen e turistëve

Gazetarja serbe, mediave të Vuçiqit: Publikuan lajme të pavërteta për gjendjen në Kosovë

Shumë turistë e pak punëtorë në Shqipëri

Thethi “pushtohet” nga turistët, vizitorë nga bota vërshojnë në alpet shqiptare

Kongresisti Nuun: SHBA-ja duhet të qëndrojë me Kosovën, sekretari Blinken t'i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit