LAJMI I FUNDIT:

Varane më i mirë: Getafe 0-3 Real Madrid, notat e lojtarëve

Varane më i mirë: Getafe 0-3 Real Madrid, notat e lojtarëve
Getafe vs Real Madrid (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Real Madridi ka fituar 3-0 në udhëtim te Geatafe në kuadër të javës së 19-të në La Liga.

Golat për Los Blancos i shënuan David Soria (34’/auto-gol), Raphael Varane (53′) dhe Luka Modric (90+5′).


Madrilenët ishin dukshëm më të mirë në fushë dhe morën notën e përgjithshme 7.41, ndërsa Getafe u vlerësua me 6.04.

Getafe vs Real Madrid (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte mbrojtësi francez, shkaku i golit të shënuar dhe u notua me 8.5.

Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi doli të jetë, portieri i Getafes, Soria, që pësoi tri gola dhe u vlerësua me 5.3.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Getafes (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Real Madridit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/