LAJMI I FUNDIT:

Van Persie i befasuar: Haaland është një lojtar i pabesueshëm, i mahnitshëm

Van Persie i befasuar: Haaland është një lojtar i pabesueshëm, i mahnitshëm

Robin van Persie e ka përshkruar sulmuesin Erling Haaland si një “lojtar të pabesueshëm” dhe ka thënë se sulmuesi i Borussia Dortmund është i mahnitshëm.

Haaland vazhdoi ta befasojë botën e futbollit këtë sezon dhe shënoi dy gola në ndeshjen e tij të parë ndonjëherë në fazën e nokautit në Ligën e Kampionëve të martën në mbrëmje kur Borussia Dortmund mposhti PSG-në me rezultat 2-1.


Duke folur ekskluzivisht për SPORTbible, Van Persie, i cili shënoi 25 gola në këtë garë gjatë gjithë karrierës së tij, i ka quajtur si të mahnitshme statistikat e norvegjezit këtë sezon.

Haaland ishte gati ta thyente rekordin botëror në 60 metra pas vrapimit ndaj PSG-së
Lexo po ashtu Haaland ishte gati ta thyente rekordin botëror në 60 metra pas vrapimit ndaj PSG-së

“Po, ai është joreal. Nuk mendoj se kam parë një lojtar të ri duke arritur ato statistika . Në Salzburg nuk e pashë atë të luante, por pashë statistikat dhe mendova “wow, interesant”, ka thënë fillimisht Van Persie.

“Tani në Dortmund ai po thyen çdo rekord, ai vazhdon të shënojë. Tre ndeshjet e para ai luajti vetëm një orë, shënoi pesë gola. Është i mahnitshëm, statistika të mahnitshme. Një lojtar i pabesueshëm”.

“Wow, çfarë fillimi në karrierën e tij”, përfundoi ish-ylli holandez.

Erling Haaland, apo njeriu i rekordeve – statistikat flasin për një sulmues që do të sundojë në të ardhmen
Lexo po ashtu Erling Haaland, apo njeriu i rekordeve – statistikat flasin për një sulmues që do të sundojë në të ardhmen

Haaland mund të jetë vetëm në sezonin e tij të parë në garën elitare të klubeve në Evropë, por në moshën 19-vjeçare ai tashmë është në rrugën e duhur për të thyer rekordin e Van Persie.

Në vetëm shtatë ndeshje, si për Red Bull Salzburg ashtu edhe për Dortmundin, i riu ka shënuar 10 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori