LAJMI I FUNDIT:

Van Gaal jep detaje për situatën e tij me kancer: Jam i emocionuar, kam lot në sy

Van Gaal jep detaje për situatën e tij me kancer: Jam i emocionuar, kam lot në sy

Trajneri holandez Louis van Gaal, i cili javën e kaluar njoftoi se vuante nga kanceri i prostatës, siguroi të hënën për gjendjen e tij shëndetësore, duke thënë në veçanti se seancat e tij të kimioterapisë, si dhe operacioni ishin “pas tij”.

“Kam bërë 25 seanca kimioterapie. Pastaj më duhej të prisja pesë ose gjashtë muaj për të parë nëse funksiononte. Ishte çdo gjë mirë”,- tha ai, cituar nga agjencia holandeze e lajmeve “ANP”.


Van Gaal zbuloi të dielën e kaluar se vuante nga kanceri i prostatës që nga viti 2020, ndërsa siguroi se sëmundja nuk do ta pengonte të shkonte në Katar për Kupën e Botës (21 nëntor-18 dhjetor).

Van Gaal vuan nga kanceri i prostatës: Më duhej të shkoja gjatë natës në spital që lojtarët të mos e merrnin vesh
Lexo po ashtu Van Gaal vuan nga kanceri i prostatës: Më duhej të shkoja gjatë natës në spital që lojtarët të mos e merrnin vesh

“Këto seanca kimioterapie ishin lënë pas meje përpara nënshkrimit të kontratës me KNVB (Federata Holandeze) në gusht”, ka deklaruar Van Gaal, i pyetur nga televizioni publik ‘NOS’ të hënën në mbrëmje, në premierën e filmit të tij “Louis në Amsterdam”.

Njoftimi për sëmundjen e ish-trajnerit të Ajax Amsterdamit, Barcelona, ​​Bayern Munich dhe Manchester United, kishte shkaktuar emocione të mëdha në mbarë botën e futbollit. “Nuk e kisha menduar kurrë se do të kishte pasur një ndikim të tillë në botë,”- tha për ‘NOS’ tekniku, i cili duhej t’i nënshtrohej një operacioni në shkurt.

“Më duket e pabesueshme. Unë emocionohem për këtë, kam lot në sytë e mi, por gjithashtu më jep energji që kaq shumë njerëz kujdesen për mua”- shtoi ai për të gjitha shenjat e mbështetjes që ka marrë. /Telegrafi/