LAJMI I FUNDIT:

Van Gaal nuk i kursen kritikat për yjet e Holandës pas barazimit me Ekuadorin

Van Gaal nuk i kursen kritikat për yjet e Holandës pas barazimit me Ekuadorin

Holanda nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Ka qenë një barazim i hidhur për ‘Tulipanët’, pasi fitorja eventuale do të thotë kalimi nga Grupi A.


Trajneri i Holandës, Louis Van Gaal ka thënë se kanë luajtur keq në zotërimin e topit, duke kritikuar futbollistët e tij.

“Edhe një herë luajtëm keq në fazën e zotërimit të topit. Skuadra përpiqet, por duhet të kesh cilësi për të treguar se sa vlen. Ne i humbëm të gjitha duelet dhe shpesh ia dhamë topin kundërshtarit. Është e pabesueshme se si luajtëm”, deklaroi Van Gaal.

Tutje trajneri holandez Van Gaal foli edhe për lojtarë të veçantë ku nuk munguan kritikat.

“Nathan Ake ishte njeriu ynë i lirë dhe duhej të kishte marrë më shumë iniciativë. I thashë gjithashtu në fund të pjesës së parë dhe ai doli më mirë në pjesën e dytë. Por nëse i gjithë ekipi nuk funksionon, bëhet e vështirë dhe është më mirë të marrësh një barazim sesa asgjë”, u shpreh Van Gaal.

Van Gaal beson se skuadra e tij do të kualifikohet pa problem nga Grupi A.

“Në Ligën e Kombeve kemi treguar se mund të luajmë mirë, por këta janë kundërshtarë të një stili tjetër, që mundohen të na pengojnë. Nuk jam aq i trishtuar, nuk kemi humbur ende, jemi në krye dhe do të qëndroj pranë lojtarëve të mi”, u shpreh trajneri holandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori