Van Gaal: Ende ka kohë për përforcime

Djajtë e Kuq deri tash këtë verë kanë nënshkruar vetëm me Ander Herrera dhe Luke Shaw, pavarësisht interesimit për lojtarë si Arturo Vidal, Mats Hummels dhe Angel Di Maria.
“Desha të vlerësoj skuadrën time. Mund ta gjykoj vetëm kur jam trajner dhe kur ta transferoj filozofinë time dhe të di se si ata performojnë”
“Andaj kjo është ajo që bëj. Mendoj se është e sinqertë. Ne duhet të presim dhe të shohim pasi ju mund të blini një lojtar brenda 24 orësh, më besoni. Ky nuk është problem”, ka thënë Van Gaal.
United e fillon sezonin e ri sot me përballjen ndaj Swansea City në Old Trafford. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/08/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































