Van Gaal: Arsenali më i mirë se Chelsea

Djajtë e Kuq përballen me Arsenalin në Old Trafford për atë që është vendi i tretë dhe kualifikimi direkt në Ligën e Kampionëve pa play-off.
“Mendoj se mentaliteti fitues është cilësia e kampionit. Natyrisht, ne jemi përmirësuar shumë, por duhet të mësojmë mënyrën se si Chelsea po luan dhe se si po i fiton ndeshjet në fund për shkak se kjo është diferenca në fund”.
“Mendoj se Arsenali ka ekip më tëmirë se sa Chelsea, por ata nuk mund t'i përfundojnë ndeshjet si Chelea. Kjo vjen për shkak të talentit dhe eksperiencës së njerëzve që ata kanë si John Terry dhe Gary Cahill”.
“Diferenca në fund nuk është performanca që ju shfaqni, por se sa ndeshje i fitoni”, potencoi Van Gaal. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/05/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































