LAJMI I FUNDIT:

Van der Sar beson se Ajaxi mund ta eliminojë Juventusin

Van der Sar beson se Ajaxi mund ta eliminojë Juventusin
Edwin van der Sar (Foto: Jan Kruger/Getty Images for Soccerex/Guliver)

Edwin van der Sar beson se Ajaxi mund të fitojë ndaj Juventusit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ish-portieri i Juventusit beson se skuadra holandeze ka të gjitha kualitetet për ta befasuar edhe Zonjën e Vjetër, thotë se fitorja ndaj Real Madridit i ka dhënë shumë besim ekipit.


“Do të jetë ndeshje entuziazmuese ndaj Juves”, ka thënë shefi ekzekutiv i kluit holandez për Sport Mediaset.

Festa e Marc Overmars dhe Edwin van der Sarit pas fitores ndaj Real Madridit (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Jam i lumtur që jemi në çerekfinale. Kemi luajtur në nivel të lartë ndaj Real Madridit dhe shpresojmë ta vazhdojmë edhe ndaj Juves në Amsterdam”.

“Ekipi beson. Ata mund të fitojnë ndaj Juves. Kemi ekip të ri dhe i kemi shtuar eksperiencë, për shembull me Tadicin dhe kemi sjell Blindin nga Manchester Unitedin”.

Ronaldo është ndalur në Barcelonë për disa teste shtesë
Lexo po ashtu Ronaldo është ndalur në Barcelonë për disa teste shtesë

“Jemi ende në Ligën e Kampionëve dhe mund të mundim Juventusin, fitorja ndaj Real Madridit dhe ndeshjet si ajo ndaj Bayernit, na japin shumë besim”.

“Ronaldo? E njoh Cristianon mirë, kam luajtur me atë për katër vite. Ai do të bëjë çdo gjë që të jetë i gatshëm, sepse dëshiron fitoren dhe kualifikimin, ashtu si Ajaxi. De Ligt ka të ardhme të madhe para vetës”, ka shtuar për fund Van der Sar. /Telegrafi/