Valverde: Lyoni është skuadër e fortë, por ne jemi ekip sulmues
331:"SANT JOAN DESPI, SPAIN - OCTOBER 23: Head coach Ernesto Valverde of FC Barcelona faces the media during a press conference ahead of the UEFA Champions League Group B match between FC Barcelona and FC Internazionale at Ciutat Esportiva Joan Gamper on October 23, 2018 in Sant Joan Despi, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images) 12:"Getty Images
Ernesto Valverde ka foluar në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Lyonit në udhëtim.
Barcelona është mysafire e Lyonit në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/8-tën e Ligës së Kampionëve dhe Valverde pret një përballje të vështirë.
"Lyoni është një skuadër e fortë në shtëpi, me lojtarë të mëdhenj dhe shumë sulmues", ka thënë fillimisht Valverde.
"Liga e Kampionëve është e fortë dhe e vështirë, por ne jemi vërtet për këtë lojë".
Valverde gjithashtu mbeti i befasuar kur u pyet në lidhje me formën e skuadrës që arriti një fitore minimale 1-0 ndaj Real Valladolid në fundjavë, pas tre barazime të njëpasnjëshme.
"Gjithkush ka mendimin e vet. Pyetja më befason paksa".