LAJMI I FUNDIT:

Valverde largohet nga Real Madridi vetëm nëse paguhet klauzola prej 500 milionë eurosh

Valverde largohet nga Real Madridi vetëm nëse paguhet klauzola prej 500 milionë eurosh

Real Madridi ua ka bërë të qartë klubeve të interesuara se mesfushori Federico Valverde është i paprekshëm dhe mund të largohet vetëm nëse paguhet klauzola e plotë për largimin e tij.

Para disa ditësh mediat e huaja raportuan se mesfushori uruguaian mund të largohet nga Reali në verë për të bërë vend për transferimet e mëdha që pritet të bëhen.


Ky lajm bëri që Valverde të lidhet me një transferim me klubet e mëdha angleze, Manchester Unitedi dhe Arsenali.

Valverde mund të largohet nga Real Madridi, alarmohen gjigantët anglezë
Lexo po ashtu Valverde mund të largohet nga Real Madridi, alarmohen gjigantët anglezë

Djajtë e Kuq ishin më të interesuar pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer synon të përforcojë mesfushën ende pas ardhjes së Bruno Fernandesit.

Megjithatë, transferimi i uruguaianit në Ligën Premier nuk pritet të ndodh, pasi Los Blancos i kanë bërë të qarta kërkesat e tyre të mëdha.

Sipas mediumit Daily Mirror, Djajve të Kuq u është thënë se Mbretërit do të marrin në konsideratë vetëm ofertat që plotësojnë klauzolën e largimit të 21-vjeçarit e cila peshon plot 500 milonë euro.

Valverde nuk ka gjasa të jetë e interesuar për një largim nga Santiago Bernabeu, pasi vendosi veten si lojtar kryesor për skuadrën e Zinedine Zidane këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori