LAJMI I FUNDIT:

Valverde: Ky është futbolli – kontrolluam ndeshjen, por ata ditën si të na lëndojnë

Valverde: Ky është futbolli – kontrolluam ndeshjen, por ata ditën si të na lëndojnë

Ernesto Valverde ka folur pas humbjes së cuditshme të Barcelones nga Leganes me rezultat 2-1.

Barcelona e befasua duke humbur me rikthim nga Leganes dhe kjo ka lënë shije të hidhur te trajneri spanjoll, Valverde, i cili nuk ishte i kënaqur me lojtarët e tij.


“Ky është futbolli dhe gjithçka mund të ndodhë, ndonjëherë është e vështirë për të shpjeguar gjërat që ndodhin në një lojë”, ka thënë fillimisht Valverde.

Leganes ia shkakton humbjen e parë sezonale Barcelonës
Lexo po ashtu Leganes ia shkakton humbjen e parë sezonale Barcelonës

“Ne kontrolluam ndeshjen, por ata ditën se si të na lëndojnë brenda një minute, dhe për të qenë i sinqertë një gol nuk ishte i mjaftueshëm”.

Humbja nga Leganes nervozoi Messin

“Kishte dy ndryshime në formacion”.

“Në rastin e Luis [Suarez], kisha planifikuar të pushoja atë në një nga ndeshjet e ditës këtë javë, dhe rasti i Jordi [Alba], sepse ai kishte luajtur të gjitha ndeshjet, isha i shqetësuar se ai kishte një problem”.

Notat e lojtarëve: Leganes 2-1 Barcelona, megjithatë Messi ndër më të mirët
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Leganes 2-1 Barcelona, megjithatë Messi ndër më të mirët

“Edhe pse lojtarët janë ata që luajnë lojën, trajneri spanjoll e pranon se trajneri është gjithmonë përgjegjës i rezultateve.

“Sigurisht, në fund trajneri është përgjegjës për të gjitha”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/