LAJMI I FUNDIT:

Valverde: Dua të fitoj çdo ndeshje, nga e para te e fundit

Valverde: Dua të fitoj çdo ndeshje, nga e para te e fundit

=Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka shprehur dëshirën e tij për të fituar çdo ndeshje, nga e para në të fundit në Camp Nou.

Valverde ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Barçën dhe ish-trajneri i Athletic Bilbao është i gatshëm t’ia kthejë favorin tifozëve Blaugrana, duke e përshkruar punën përpara tij si sfidë, përgjegjësi dhe ëndërr.


Valverde: Është privilegj të vij këtu, dua ta bëjë Barcelonën edhe më të madhe
Lexo po ashtu Valverde: Është privilegj të vij këtu, dua ta bëjë Barcelonën edhe më të madhe

“Dua të fitoj çdo ndeshje, nga e para në të fundit, dua të fitoj gjithçka, është qëllimi im”, ka thënë fillimisht Valverde për Barca TV.

“Nëse ka një atmosferë të mirë dhe një grup që ju shtyn, gjithçka bëhet shumë më e lehtë”, përcjell Telegrafi.

“Është një sfidë, një përgjegjësi dhe një ëndërr, sepse Camp Nou do të jetë plot njerëz që presin shumë nga ne, kështu që ne duhet të jemi në gjendje të kthejmë favorin”.

Pas prezantimit, Valverde flet rreth Messit dhe Iniestas
Lexo po ashtu Pas prezantimit, Valverde flet rreth Messit dhe Iniestas

“Unë dua të përcjell çdo gjë që ndjej për tifozët dhe kjo mund të lëkundë me ekipin”.

“Edhe pse tashmë e dija për këtë, po e kuptoj madhësinë e këtij klubi. Kur të thërret një klub si Barcelona, është gjithmonë një moment i mrekullueshëm”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/