LAJMI I FUNDIT:

Valon Zumberi e ardhmja e mbrojtjes së Kosovës dhe skuadrës së madhe gjermane Hamburg

Valon Zumberi e ardhmja e mbrojtjes së Kosovës dhe skuadrës së madhe gjermane Hamburg

Kosova ka pasur shumë probleme me mbrojtjen ndër vite, por kohëve të fundit gjërat kanë ndryshuar për të mirë.

Lojtarë shumë të talentuar sa i përket repartit të mbrojtjes janë duke bërë hapa të mirë dhe pritet të kenë karrierë të madhe.


Njëri nga ta është edhe talenti nga Lugina e Preshevës, Valon Zumberi i cili është duke kaluar të gjitha grupmoshat tek Përfaqësuesja e Kosovës.

Zumberi është duke u rritur te Hamburgu ku tanimë ka një kontratë profesionale dhe po shihet si e ardhmja e klubit të madh gjerman Hamburg.

Bëhet fjalë për një talent të madh, të cilin e pret një karrierë e gjatë dhe e suksesshme pasi pritjet për të janë shumë të mëdha.

Djaloshi nga Lugina është lindur dhe rritur në Hamburg, derisa ka kaluar të gjitha kategoritë edhe në këtë klub, nga fëmijët deri në ekipin e parë ku tani ushtron rregullisht dhe po pret debutimin në vitin 2022.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin nga Hamburgu i Gjermanisë, Zumberi ka folur për shumë gjëra rreth karrierës së tij, derisa pret debutimin.

“Unë tanimë jam pjesë e ekipit të parë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e Hamburgut. Kam pasur të debutoj gjatë vitit 2021, por shkaku një lëndimit nuk munda ta bëj një gjë të tillë. Tani në vitin 2022 pres debutimin ta bëj tek ekipi i parë”, ka deklaruar Zumberi.

Ai vitin 2021 e cilëson si vit të vështirë për futbollin shkaku i pandemisë, por pret që në 2022 të jetë më mirë.

“Viti 2021 ka qenë shumë i vështirë edhe për shkak të COVID-19, por pres që 2022 të jetë shumë më i mirë dhe mos të ketë ndërprerje të futbollit”, thotë Zumberi.

19-vjeçari është pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës U21, ku tanimë ka luajtur disa ndeshje, derisa thotë se ka refuzuar edhe një ofertë të grupmoshave të Gjermanisë për t’i përfaqësuar Dardanët.

“Jam shumë krenar që barti fanellën e Kosovës. Kam kaluar të gjitha grupmoshat dhe vërtet është kënaqësi për mua që jam pjesë e Dardanëve. Kam pasur edhe ofertë nga Gjermania, por qëllimi im ka qenë gjithmonë të luaj për Kosovën.”, thotë për Telegrafin Zumberi.

Në Hamburg më parë ka qenë edhe Mërgim Mavraj, ku Valoni me të kishte krijuar një shoqëri, teksa duke qeshur thotë se do të kalojë atë që e ka si idhull.

“Po besoj që do ta kaloj Mërgimin. Ka qenë këtu dhe është një person shumë i mirë, ku kemi ndenjur shumë së bashku”, tha Zumberi.

Ndër të tjera Zumberi thotë se së shpejti pret që të marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja A e Kosovës, pasi është duke kaluar formë të mirë dhe ftesën e pret pasi të luaj me ekipin e parë të Hamburgut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori