LAJMI I FUNDIT:

Vallja e Osman Takës

Vallja e Osman Takës

Është një nga vallet më të bukurat jo vetëm të Çamërisë, por të gjithë botës shqiptare.

Osman Taka ishte një nga luftëtarët kryesorë të degës çame të Lidhjes së Prizrenit me qendër në Prevezë, i cili u kap rob në luftë me osmanlinjtë. Hijeshia me të cilën e ka luajtur këtë valle përpara se të varej në litar, ka bërë që t’i falej jeta e vallja të marrë emrin e tij.


E veçanta e kësaj valleje është se sa mjedis më të ngushtë të ketë, aq më bukur e më mirë kërcehet, qoftë edhe mbi një tavolinë.

Vallja ka disa pika kulminacioni. Pikën kulmore e ka në momentin kur në mënyrë akrobatike valltari kryesor kthehet në urë dhe mbi barkun tij luajnë dy-tre valltarët e tjerë.

Këtu theksoj anën historike të valles që nuk kemi të bëjmë me një urë të zakonshme trupore, por me atë që quhet ura e brezave, e historisë, e përpjekjeve, e sakrificave, e gjakut dhe mençurisë popullore.