LAJMI I FUNDIT:

Valbona Mema dhe Revolt Klan së shpejti me një bashkëpunim të quajtur “Tate”

Valbona Mema dhe Revolt Klan së shpejti me një bashkëpunim të quajtur “Tate”

Bota e muzikës shqiptare po përgatitet për një bashkëpunim të rrallë që sigurisht do të lërë gjurmë në skenën muzikore.

Valbona Mema, një ndër zërat më të dashur të muzikës popullore, bashkë me grupin Revolt Klan, kanë njoftuar se do të sjellin një version të ri dhe të ripërpunuar të këngës “Tate du fuston”, një nga këngët ikonike që Valbona ka interpretuar më parë.


Lajmi i publikimit të këngës “Tate” është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale të artistëve, ku pritet të dalë më 24 janar.

View this post on Instagram

A post shared by Revolt Klan (@revoltklan)

Ky bashkëpunim vjen si një surprizë e këndshme për adhuruesit e muzikës, duke sjellë një miks të rrallë mes tradicionales dhe modernes.

Kënga “Tate”, e cila ka qenë e dëgjuar për breza të tërë, do të marrë një frymëmarrje të re nën duart dhe talentin e Revolt Klan, të njohur për aftësinë e tyre të veçantë për të sjellë tinguj dhe ritme që i përshtaten kohës.

Foto: Valbona Mema/Instagram

Valbona Mema, e njohur për ruajtjen dhe promovimin e kulturës muzikore shqiptare, po ashtu edhe Revolt Klan kanë ndarë një ‘trailer’ në rrjetet e tyre sociale të këngës që do të publikohet së shpejti.
Ata ndanë me ndjekësit një grimë të atmosferës që do të mbizotërojë në versionin e ri të këngës, duke lënë të kuptohet se kënga do të sjellë një përvojë të re dëgjimi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori