LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Navalnyt ndan një mesazh emocional për vdekjen e babait të saj

Vajza e Navalnyt ndan një mesazh emocional për vdekjen e babait të saj

Vajza e kritikut të Putinit, Alexei Navalnyt, ka ndarë një mesazh emocional për babanë pas vdekjes së tij javën e kaluar.

Dasha Navalnya ka postuar një foto të saj si fëmijë me nënën dhe babanë, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh të shkurtër.


“Të dua, të puth, të përqafoj fort, dhe më mungon shumë”, thuhet në mbishkrimin e postimit së 23-vjeçares.

Kush janë pesë të burgosur të tjerë të profilit të lartë që vdiqën në burgjet e Rusisë
Lexo po ashtu Kush janë pesë të burgosur të tjerë të profilit të lartë që vdiqën në burgjet e Rusisë

Theksojmë se të zëshme ndaj autoriteteve ruse kanë qenë gruaja e Navalnyt, Yulia dhe nëna, Lyudmila, të cilat përgjegjës për vdekjen e familjarit të tyre e konsiderojnë presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, shkruan skynews.

Ndryshe, Lyudmila ka deklaruar se e ka parë trupin e pajetë të të birit, por që autoritetet ruse po i bëjnë shantazh rreth funeralit.

Navalny ka vdekur në një burg rus të sigurisë së lartë në Arktik gjersa dyshohet se është helmuar me Novichok, agjent nervor. /Telegrafi/