LAJMI I FUNDIT:

Vajza e heroit Mehdi Morina kthehet nga Kanadaja si avokate, të arriturat ia dedikon babait të saj

Vajza e heroit Mehdi Morina kthehet nga Kanadaja si avokate, të arriturat ia dedikon babait të saj

Arnisa Morina, vajza e dëshmorit Mehdi Morina, është kthyer nga Kanadaja si avokate.

Ajo në një shkrim të bërë në Facebook, ka thënë se ndihet krenare që është vajza e heroit, Mehdi Morina dhe se diplomën ia dedikon babait të saj.


Avokatja Morina, ka thënë se do të vazhdojë të ec nën hapat e babait të saj, për të avokuar kundër padrejtësive të kryera ndaj Kosovës dhe popullit të saj, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

“Babi, tani jam në shtëpi.  Dad, I’m home. Unë te solla një dhuratë sot: diplomën time nga shkolla e drejtësisë, sepse vajza juaj e vogël është bërë avokate, falë teje babi. Kjo diplomë duhet të mbajë emrin tënd, babi. Do të doja të falënderoja për gjithçka që kam dhe gjithçka që jam. Babë, ti je forca dhe buzëqeshja ime. Kam jetuar jetën duke shpresuar që të ngjaj ty, Babi. Ndihem krenare që them se unë jam bija e një heroi, Mehdi Morina, i cili sakrifikoi dhe vdiq për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Si Avokate, unë do të vazhdoj të ec nën hapat e tuaja Babi, për të avokuar kundër padrejtësive të kryera ndaj Kosovës dhe popullit të saj. Të don shumë vajza e vogël, avokatja”, ka shkruar ajo në Facebook.

Arnisa Morina  ishte vetëm 3-vjeçare kur serbët i kanë vrarë të atin në masakrën e Gollubovcit të Malishevës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori