Blue Ivy Carter iu bashkua prindërve Beyonce dhe Jay-Z në ankandin “Wearable Art Gala” të shtunën, ku u përpoq të merrte vëmendje me anë të diamanteve.

10-vjeçarja pati çmimin më të lartë të mbrëmjes: një palë vathë të Lorraine Schwartz.

Në eventin e mbajtur në Santa Monica për të mbledhur para për Qendrën e Teatrit WACO të Tina Knowles dhe bashkëshortit Richard Lawson, Blue Ivy u shfaq me një palë vathësh me diamante vlera e të cilëve kalonte shifrën e 80 mijë dollarëve apo 81 mijë eurove.

Ishte themeluesja e “Mielle Organics”, Moniqa Rodriguez ajo që bleu vathët e yllit në ngritje duke shpenzuar kështu plot 105 mijë dollarë apo 106 mijë euro.

Reklama

Blue dëshmoi aftësitë e saj të modës me një kostum blu të ndezur dhe syze dielli të zeza në gala, ndërsa mamaja e saj superylli, 41 vjeçe, dukej po ashtu me shumë klas me një fustan të markës Gucci, shoqëruar me doreza ngjyrë rozë.

Reklama
Të gjitha lajmet nga Beyonce Të gjitha lajmet nga Beyonce

Babai i saj, Jay-Z, 52 vjeç, dukej po ashtu shumë elegant me një kostum të zi prej kadifeje.

Beyonce (Foto: Instagram)

Bey dhe Jay janë gjithashtu prindër të binjakëve Sir dhe Rumi, 5 vjeç.

Të pranishëm të tjerë në këtë eveniment ishin edhe Lupita Nyong’o, Tyler Perry, Kelly Roëland, Angela Bassett, Issa Rae, Chloe x Halle dhe Keke Palmer. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

Reklama