LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Barack Obamës, Malia shihet e lumtur teksa del nga një dyqan cigaresh në Los Angeles

Vajza e Barack Obamës, Malia shihet e lumtur teksa del nga një dyqan cigaresh në Los Angeles

Malia Obama ishte e gjitha e buzëqeshur teksa u pa duke dalë nga një dyqan cigaresh në Los Angeles të dielën, vetëm një javë pasi u fotografua duke shijuar një të tillë gjatë punës.

23-vjeçarja e diplomuar në Harvard thuhet se ka marrë një pozicion në stafin e një projekti të ri të kompanisë Amazon nga Donald Glover, dhe duket se ajo po shijon kohën e saj në Qytetin e Engjëjve, shkruan DailyMail.


Malia, e cila ka pirë duhan prej vitesh, u pa duke mbajtur në dorë atë që dukej të ishte një kuti nikotine njëpërdorimshme “Hyppe Max Flow”. Dyqani ndodhej në Los Feliz, një lagje e lashtë e Los Angelesit, që të famshëm si Harry Styles dhe Angelina Jolie e quajnë shtëpi.

Ish-vajza e parë ishte e veshur në stilin sportiv me një xhup gri të gjerë dhe ajo e përfundoi pamjen në mënyrën më kaliforniane të mundshme me një palë nallane komode të markës “Birkenstock” të cilat kushtojnë rreth 150 dollarë dhe i kishte veshur me çorape.

Vajzat e Barack Obamës fotografohen në Hollywood - njëra duke pirë cigare, tjetra e mbuluar me shami dhe e veshur çuditshëm
Lexo po ashtu Vajzat e Barack Obamës fotografohen në Hollywood - njëra duke pirë cigare, tjetra e mbuluar me shami dhe e veshur çuditshëm

Flokët e gjata të errëta të ish-vajzës së parë, ishin lënë të lirshme të binin rreth shpatullave, dhe ajo e tërhoqi maskën e fytyrës deri te mjekra e saj pasi doli nga dyqani.

Malia nuk kishte një çantë me vete, dhe në vend të kësaj, ajo mbante gjërat e saj në dorë, duke përfshirë celularin, portofolin, paketën me çamçakëz dhe kutinë.

Shkrimtarja me fytyrë të freskët po buzëqeshte nga veshi në vesh ndërsa dilte nga dyqani, i cili kërkon që klientët të jenë 21 vjeç e lart për të hyrë, dhe hipi në veturën e një shoqeje.

Disa ditë më vonë, Malia u pa duke marrë kafe me një shoqe të martën në Alfred, një zinxhir restorantesh në Los Angeles.

Ajo kishte veshur një kapuç gri dhe një bluzë të shkurtër që tregonte një pjesë të barkut të saj, gjersa kishte veshur edhe atlete të markës “Nike” ngjyrë kafe dhe të bardha.

Malia mbante celularin e saj në dorë teksa hynte në kafene me një shoqërues mashkull, i cili ndoshta ishte një bashkëpunëtor. Ata zunë një vend jashtë ku mund të thithnin diellin e Kalifornisë.

Vajzat e Obamës janë larguar kryesisht nga qendra e vëmendjes, veçanërisht që kur presidenca e babait të tyre përfundoi në fillim të vitit 2017.

Muaj pasi familja e saj u largua nga Shtëpia e Bardhë, Malia – e cila kishte marrë një vit pushim nga shkolla – u regjistrua në Universitetin e Harvardit. Ajo u diplomua në pranverën e vitit 2021.

Ajo kishte shfaqur prej kohësh një interes për realizimin e filmave – ajo u internua në xhirimet e “Extant” në shkollë të mesme dhe me The Weinstein Company në vitin 2017 – dhe tani po punon në një projekt të paidentifikuar për kompaninë Amazon në Los Angeles.

Të martën e kaluar, Malia u fotografua jashtë në Los Angeles, e veshur për mot relativisht të freskët me një pulovër të verdhë të ndezur me një zinxhir në krye të tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Sinan Vllasaliu për zhvillimet në muzikë: Demokracia nuk të jep lirinë me qenë ‘kreten’

Sinan Vllasaliu për zhvillimet në muzikë: Demokracia nuk të jep lirinë me qenë ‘kreten’

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori